Ish-kryetari i KQZ dhe një nga iniciatorët e referendumit, Kristaq Kume, njofton se ka nisur grumbullimi i firmave ndërsa kjo vjen sipas tij, menjëherë pasi KQZ vendosi për ti pajisur me fletën tip për grumbullimin e firmave të jo më pak se 20000 zgjedhësve.

Kjo kërkesë “Për referendumet në Republikën e Shqipërisë” do ti dërgohet Kuvendit pas mbledhjes së firmave, ndërsa Kuime bën apel që në këtë proces të përfshihen sa më shumë qytetarë.

Reagimi i plotë: Te nderuar miq, pas vendimit te KQZ per te na pajisur me fleten tip per grumbullimin e firmave te jo me pak se 20000 zgjedhesve, te nevojshme per te paraqitur ne Kuvend, per miratim, projekt ligjin “Per referendumet ne Republiken e Shqiperise”, kemi filluar punen per plotesimin e ketij detyrimi. Ne synojme qe ne kete proces te perfshihen sa me shume qytetare, sa me shume nga ju miq.

Keshtu ju do te kontriboni jo vetem per grumbullimin e firmave por do te jeni edhe informues, nxites dhe sensibilizues per te drejten tone kushtetuese per referendum qe, deri sot ka qene gati e pamundur per ta ushtruar, sepse kjo nuk i ka interesuar asnjehere partive politike. Secili nga ju qe desheron te behet pjese e ketij procesi, duhet te dergoje ne adresen e-mail: [email protected] adresen e tij postare, ku desheron t`i dergohen me posten e zakonshme, formularet -Fleta tip – qe do te perdoret per grumbullimin e firmave.

Në një formular grumbullohen firmat e 25 zgjedhesve. Ne vartesi te numrit te firmave qe secili nga ju mund te grumbulloje, ne mesazhin qe do te dergojë per adresen e vendbanimit te tij eshte i lutur te shkruaj edhe numrin e formularëve qe mendon se mund te plotesoje.

Mbani parasysh se mbeshtetes te kesaj nisme mund te jene vetem zgjedhesit-shtetas shqiptar te moshes 18 vjeç e larte. Formulari duhet te plotesohet ne menyre te qarte, me te gjithe informacionin qe kerkon. Beni kujdes qe ne formular te shkruhet numri i kartes se identifikimit dhe jo numri identifikues i zgjedhesit (shiko ne foto si e kam plotesuar une). Eshte shume e rendesishem qe ne formular te firmos vete zgjedhesi, ndryshe nuk eshte i vlefshem. JU duhet te firmosni ne fund te formularit (Grupi i mbledhjes se nenshkrimeve).

Te nderuar miq, pjesemarrja e Juaj ne kete proces eshte jo vetem e desherueshme dhe kontribuese per ta çuar deri ne fund nismen per te patur nje ligj efektiv per referendumet por, bashke me te eshte edhe angazhim qytetar per te bere sa me shume dhe sa me mire fuknsionale dhe efektive demokracine ne vendin tone. pjese e ketij angazhimi qytetar@!.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re