Rruga për në fshatin Theth të Malësisë së Madhe shumë shpejt do të jetë e kalueshme, për turistët vendas dhe të huaj. Bashkia e Shkodrës prej disa ditësh ka nisur punën për hapjen e segmentit prej disa kilometrash .Nje fadromë mbështet edhe nga dy mjete të rënda te Forcave te Armatosura. Kryetarja e bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi ka parë nga afër punën per hapjen e rrugës.
 
Puna është mjaft e vështirë, pasi trashësia e borës arrin nga 1 deri në 3 metër dhe duhet bërë kujdes edhe për ruajtjen e shtratit të rrugës, por edhe mbrojtëseve anësore të saj. Sipas bashkisë, rruga për ne fshatin turistik do te jete e kalueshme pas 15 ditësh.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re