Komisioni i Konkurrencës, ka nisur hetim të helluar ndaj ndërmarrjes Bankers Petroleum Albania Ltd.
Në zbatim te ligjit nr.9121/2003 “Per mbrojtjen e konkurrencës”, i ndryshuar, Autoriteti i Konkurrencës respekton procedurat ligjore sipas afave kohore të përcaktuara në të. Çdo procedurë hetimore i nështrohet këtyre afateve.
Objekt i veprimtarisë së Autoritetit të Konkurrencës, nuk janë marrëdhëniet kontraktore midis palëve, të cilat bazohen në vullnetin e lirë dhe të plotë të tyre, por vendosja e një konkurrence të lire dhe efektive në treg, kundrejt çdo subjekti që shkel rregullat e konkurrencës.
Autoriteti i Konkurrencës, bën me dije se është i përkushtuar në trajtimin e këtij hetimi, sipas rregullave dhe afateve ligjore, dhe në përputhje me standartet ligjore të Bashkimit Evropian.
