“Identiteti” nga Aida Shtino është emisioni më i ri në ekranin e Fax News dhe do të transmetohet çdo të premte në orën 20:30. Tema e parë i dedikohet Misterit të Manastirit të Deçanit në Kosovë. Zakonisht manastiret janë të mbyllura dhe kjo dihet, por këtu të bën përshtypje një fakt… se ky Manastir ka hyrë në mbrojtje të Unescos dhe ruhet nga ushtarët e Eulexit sikur të ishte ambasada serbe, pra Beogradi ka lënë një këmbë brenda Kosovës dhe kjo këmbë mbrohet nga Unesco.

Besimi dhe lutjet ndaj Zotit janë ato që e kanë shoqëruar njerëzimin që nga krijimi i tij. Lutjet për secilin nga ne janë personale e pastaj ato bëhen në bashkësi, për këtë arsye në vende që konsideroheshin të shenjta, njerëzit ndërtonin tempujt kushtuar Zotit. Që prej atëherë e deri më sot kjo gjë nuk ka ndryshuar, por ajo që ka ndryshuar është zotërimi i këtyre tempujve të shenjtë që dikur ndoshta ishin paganë e më pas u kthyen në të krishterë e më gjerë.

Kështu ka ndodhur dhe me manastirin e Deçanit.

“Kisha dëgjuar shumë të flitej për këtë manastir, por asnjëherë nuk isha futur në the4llësi për të kuptuar më gjerë. Çfarë të veçantë ka ky manastir? Përse ruhet kaq shumë? A është ai vend në pronësi të kishës serbe? Si është e vërteta e këtij manastiri mistik, që qëndron në këtë vend si “Thembra e Akilit?”.

Do të përpiqemi që ti zbulojmë këto gjëra për të kuptuar më shumë, kjo tokë ka një forcë, një energji që ne e ndjejmë dhe duam ta prekim, duam ta zbulojmë, gjithmonë do të përpiqemi me shpresën se do t’ia dalim të nxjerrim në dritë disa fakte dhe dëshmi, pse jo dhe mite të cilat qarkullojnë në lidhje me afreskët e këtij manastirit”, shprehet gazetarja Aida Shtino.

E papritura ndodhi kur iu afruan manastirit dhe pranë tyre mbërriti menjëherë një helikopter që ngjalli ndjenjë ankthi për ta.

“Ndërsa kishim shkuar për të parë nga afër manastirin e Deçanit, tërhoqëm vëmendjen e Kforit dhe menjëherë mbi kokat tona një helikopter u afrua për të parë se çfarë po bënim. Një ndjenjë ankthi na përshkroi gjithë grupin e xhirimit, por menjëherë e morëm veten dhe u kujtuam se ishim në një tokë shqiptare brenda territorit të shtetit të pavarur të Kosovës. Nuk po bënim asgjë të ndaluar, përkundrazi donim të dinim se çfarë fshihte në vetvete ky manastir dhe cila ishte historia e tij. Kishim lënë një takim me një historian, i cili na thanë se e njihte mirë historinë e manastirit.

Më vonë mësuam se ai ishte person jo i dëshiruar për këtë manastir dhe nuk i lejohej as ti afrohej, sa e çuditshme, ai njeri dinte gjithçka rreth tij, megjithëse kishte shumë e shumë vite që nga rinia që nuk kishte mundur ta vizitonte. Quhet Selim Lokaj dhe është profesor e historian”, thotë Shtino.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re