Këtë fundjavë në futbollin shqiptar nisi edhe niveli i tretë i futbollit shqiptar, Kategoria e Dytë. Në grupin B të kësaj kategorie gjenden edhe dy skuadra të qarkut të Beratit, Naftëtari dhe Skrapari. Por nisja e dy skuadrava ka qënë e  ndryshme pasi edhe pse luanin të dyja në shtëpi Naftëtari ka humbur ndërsa Skrapari arrin një fitore të rëndësishme.

Naftëtari pas rënies nga Kategoria e Parë pritej të ndërtonte një skuadër, e cila do të luftonte rikthimin aty. Por në fakt kuçovarët kanë ndërtuar një skuadër me element të rinj që nuk kanë eksperiencën e duhur për ta përballur këtë kampionat në nivele të larta.

Në ndeshjen hapëse të luajtur në stadiumin “Bashkim Sulejmani’’ Naftëtari humbet përballë Gramozit të drejtuar nga trajneri Qirjako. Ndeshja është vendosur që në fraksionin e parë falë golit të Alikos. Në pjesën e dytë naftëtarët kanë kërkuar më tepër për të ndryshuar rezultatin pa ia dalë mbanë duke treguar kështu se ky do të jetë një sezon i vuajtur për skuadrën e drejtuar nga Fraholli.

Në krahun tjetër në praninë e rreth 1000 tifozëve është Skrapari që bën një fitore të rëndësishëm kundra Albpetrolit një prej skuadrave më të rëndësishme të grupit. Skrapari ka ndërtuar një skuadër më eksperte duke afruar aty shumë futbollist me eksperiencë duke patur objektiv ngjitjen një kategori më lart.

Fitorja e parë për skrapalinjtë ka qënë spektakolare dhe e mbushur me gola. Serinë  e golave e hap sulmuesi Guri për Skrapari por është fieraku Kumaraku që barazon shifrat. Pjesa  e parë mbyllet me fitoren e vendasve falë golit të Jahos.

Në pjesën e dytë shënohen edhe dy gola të tjerë pasi është Hatia që barazon edhe një herë shifrat ndërsa Guri ashtu, si e hap mbyll serinë e golave duke firmosur dopietën e parë sezonale dhe i jep trepikëshin Skraparit./Berati.TV

Naftëtari 0-1 Gramozi

Shënues: Aliko 34’

Naftëtari: Sinjari, Haxhiu, Koço(Cërriku 65’), Kallmi, Haxhiu, Serdari, Marini, Lamaj, Qose, Zhuka(Cerova 36’), Gjolikaj, Koxhaj(Shkurti 46’). Tr. B. Fraholli

Gramozi: Liçe, Gjoni, Er. Mydini, Cenko, Dalipi( Av. Kodra 53’), H. Mydini, Ad. Kodra, Mete, En. Mydini, Aliko( Çarçani 89’), Rumi. Tr. I. Qirjako

Kartonë të verdhë: Kallmi, Gjolikaj, Haxhiu/ Cenko, Liçe, Rumi

Gjyqtarë: F. Pjetrushi,  D. Përndreca, G. Vargu(Lezhë)

Vëzhgues: T. Latifi(Gjirokastër),   Delegat: M. Goga(Fier)

Skrapari 3-2 Albpetrol

Shënues: Guri 14’, 69’, Jaho 30’/ Kumaraku 28’, Hatia 61’

Skrapari: Spahiu, Dosti, Kajo, Gega, Tafa(Bilçari 80’), Koroveshi, Karamani, Isufi, Jaho, Pepa(A. Haxhiu 82’), Guri. Tr. A. Spahiu

Albpetrol: Prifti, Hatia, Kapo, Kumaraku, Balla, Naçi, Fasko, Hasmetaj, Çaushaj, Sako, Baba. Tr. E. Demiraj

Karton i verdhë: Pepa

Gjyqtarë: Gj. Bacaj, E. Çuni, E. Bushi(Laç)

Delegat: I. Ajazi

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re