Gara për vendin e parë të Unonit Demokristian (CDU) u hap të dhtunën kur partia e Kancelares Angela Merkel po mban një kongres, i cili me gjasë do jetë hapi i parë drejt zgjedhjes së pasardhësit të saj.

1001 delegatët që marrin pjesë në kongresin online do të zgjedhin një udhëheqës të ri të CDU nga tre kandidatët.

Në garë janë Armin Laschet, kryeministri i shtetit më të populluar të Gjermanisë, Nordrhein-Westfalen, avokati i korporatave Friedrich Merz dhe eksperti i politikës së jashtme Norbert Roettgen.

Votimi vjen në fillim të një viti që është thelbësor për politikën gjermane, me zgjedhjet kombëtare që do të mbahen në shtator. Merkel planifikon të pensionohet në fund të mandatit të saj të katërt aktual.

Në një fjalim hyrës para delegatëve të premten në mbrëmje, ajo bëri thirrje për unitet.

“Shpresoj se do të zgjidhet një ekip që do të udhëheqë fatin e partisë sonë krenare dhe se do të punojë me të gjithë anëtarët për të gjetur përgjigjet e duhura për sfidat e së ardhmes,” tha Merkel.

Fituesi do të konfirmohet më 22 janar, pasi të mbërrijnë votat e korrespondencës, dhe kandidati për kancelar do të dihet në mars.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re