Kongresi i Partisë Socialiste të Shqipërisë ka nisur punimet, pas përfundimit me sukses të Asambleve të Zgjeruara të zhvilluara në çdo qytet të vendit, si një cikël i domosdoshëm takimesh me strukturat përkatëse të PS mbi proceset transformuese të kësaj force politike,  analizën e punës së bërë deri më sot, si dhe riangazhimin për të krijuar të gjithë energjinë e nevojshme për fitore të mëtejshme në të ardhmen.

 

Hapja e punimeve është bërë nga ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali.

 

“Ky kongres është pjesë e ndryshimeve tona. Është pjesë e përgjigjeve që japim në një vend që e dimë si ka qenë e shohiom si është dhe si duam të bëhet. Misioni ynë politik është të ndryshojmë si Shqipëria për të fituar betejën me kohën, për ta bërë Shqipërin Evropën e Ballkanit. Për tu krahasur jo me çfarë gjetëm, por me çfarë do bëjmë më bukur dhe më shpejt”, tha Spiropali.

 

Kuvendimi i sotëm, është një bilanc pune,  arritjesh domethënëse e hapash të hedhura me sukses, në sektorë të rëndësishëm për zhvillimin e vendit, por njëkohësisht edhe një analizë mbi sfidat po kaq domethënëse me të cilat mazhoranca pret të përballet me të njëjtin sukses.

 

Diskutimet janë të organizuara në 6 panele që do zhvillohen përgjatë ditës, me analizë specifike për çdo sektor, të faktuar me shifra, të ballafaquar me premtime të realizuara dhe të kompletuar me vizionin e asaj që mund të bëhet më mirë në të ardhmen.

 

Paneli 1: Reforma në drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit: Legjislacioni, Zbatueshmëria, Afrimi me BE, Problematikat, Inteligjenca Artificiale.

 

Paneli 2: Prioritetet zhvillimore: Infrastruktura, Energjia, Financat, Turizmi, Bujqësia, Kultura.

 

Paneli 3: Shërbimet Publike: Arsimi, Shëndetsia & Mbrojtja Sociale, Sipërmarrja, Arsimi Profesional

 

Paneli 4: Qeverisja vendore: Reforma territoriale, Ekonomia Vendore, Shërbimet, Mjedisi

 

Paneli 5: Siguria dhe Shqipëria në botë

 

Paneli 6: Partia Socialiste 2030

 

Kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë Edi Rama do të jetë pjesë e panelit “Siguria dhe Shqipëria në botë”, si dhe në përmbyllje të punimeve do të mbajë një fjalë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re