Kuvendi Kombëtar demokrat i mbledhur për të miratuar ndryshimet staturore, ka nisur punimet duke u dominuar që në fillim prej ligjërimit denoncues ndaj qeverisjes.

Në podium u ftuan qytetarë të thjeshtë, të afërt me PD-në, të cilët shprehën pakënaqsi ndaj gjendjes ekonomike duke e akuzuar qeverinë “Rama” si shkaktare të rritjes së kostos së jetesës.

Fato Murraj, anëtarja më e vjetër e Kuvendit, citoi poetin amerikan Uollt Uitman: “Popull, kundërshto shumë bindu pak…”

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re