Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri, ka kërkuar zyrtarisht largimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i partisë.

“PD zyrtare ka 6 vjet qe vetem kundershton, kritikon, denoncon dhe replikon me qeverine! PD zyrtare nuk bind se eshte me e mire se banda e Rames ne pushtet, nuk krijon alternative dhe ekip te besueshem.

PD zyrtare nuk degjon brenda partise se si mund te jete me demokratike, me transparente, me krijuese, me alternative, me e djathte, me e drejte dhe me reflektuese. PD zyrtare eshte shnderruar ne opozite e “forces se zakonit”!

Pasqyre e keqe e vetes dhe kundershtarit por jo oferte me e mire qeverisese! Mjafton rrumpalla ne politiken e jashtme me rastin e Memorialit te Grushtit te Shtetit ne Turqi per te kuptuar se c’shemti eshte ky leadership!

Demokratet u lodhen, u robtuan neper protesta, bojkote dhe marrezite e nje njeriu dhe rrethit te tij besnik duke bere vetem “hapa pas” dhe “asnje hap para”!

Partine po e mban peng nje njeri i paafte dhe pa asnje lloj pergjegjesie per deshtimet e njepasnjeshme! Po i terheq deshperishmisht nga “genjeshtra ne genjeshter”!

10 revolucione imagjinare ka drejtuar deri tani dhe Rama nderkohe ka arritur cdo fitore prej humbjeve te PD!

Nese ke halle te tuat keto nuk jane hallet e PD dhe shqiptareve! Behu burre dhe ik, por ti nuk je i tille, se burrat nuk fshihen dhe nuk genjejne!

Burrat mendojne, burrat bashkojne, burrat luftojne, burrat prijne, burrat fitojne!

Dhe kur nuk i arrijne keto, ikin “si burrat”, shkruan ai.

Lulzim Basha është përpjekur të mbysë zërat kritikë, por Jozefina Topalli, Arben Imami, Edit Harxhi, Ibsen Elezi, Arben Ristani etj, janë shprehur të revoltuar me të dhe kanë kërkuar largimin e tij nga drejtimi i partisë.()

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re