Tre ditë pas reshjeve intensive të shiut dhe përmbytjeve masive në jug të vendit, banorët po bëjnë bilancin e dëmeve.
 
Prej të dielës lumi Vjose është rikthyer ne shtratin e tij,  por situata vijon të mbetet e vështirë në Darzezë.
 
Forcat e ushtrisë dhe bashkisë janë përqendruar ne këtë fshat, pasi te gjitha ujërat qe kullojnë grumbullohen në këtë zonë. Për te forcuar argjinaturën e lumit Vjose ne grykëderdhje, janë angazhuar forca dhe mjete, te cilat kane hedhur vetëm ne një nate 300 metra kub inerte. Rruga Levan-Mifol është e hapur qe prej mesditës se te dielës.
 
Në 6 fshatra te Vlorës dëmet janë të konsiderueshme. Uji depërtoi brenda 80 banesave, ndërsa vërshimi i ujit në rrugën lidhëse mes fshatrave Novoselë, Fitore, Bishan e bëri aksin të pakalueshëm.
 
1000 ha toke të përmbytura, banesa, biznese, ura të shembura, rrugë të bllokuara, bagëti të ngordhura, shkarje masive të tokës. Është kjo gjendja e krijuar per shkak të reshjeve intensive që u shoqëruan me vërshim të lumenjve e përrenjve në Gjirokastrës.
 
Mitro Goci është një nga fermerët, i cili ka humbur një numër të konsiderueshëm të bagëtive. Ai pohon se gjithçka ndodhi brenda pak minutash.
 
Për drejtorin e bujqësisë Kostandin Rrapi në krahasim me vitin 2015, dëmet ne bujqësi e blegtori janë më të pakta
 
Në disa zonë është dëmtuar sektori i peshkimit, ku mbi 8 ton peshk kanë shkuar dëm

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re