Ka nisur në Elbasan mbledhja e përbashkët mes dy qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës në Elbasan.

Në fjalën e tij në nisje të mbledhjes, Rama u shpreh se “sfida e përbashkët është rritja e zbatueshmërisë së marrëveshjeve dhe të realizojmë një sinergji të plotë mes të dyja shteteve, në të gjitha fushat”.

“Sot e sjellim bashkëpunimin më pranë njerëzve, çojmë në një fazë tjetër lehtësimin e lëvizjes së lirë, të punësimit dhe ndërveprimin më të madh mes dy bashkësive në dy anët e kufirit.

Më vjen mirë që sot angazhohemi për heqjen e lejeve të qëndrimit të përkohshëm dhe hapjen e pikës kufitare të përbashkët në Shishtavec”, shtoi kryeministri.

Ndër të tjera, Rama deklaroi se sot firmoset marrëveshja për zbatimin e lehtësirave në kontrollin e mallrave.

“Jemi të qartë që nga të dyja anët kemi nevojë të përmirësojmë kushtet për hapjen e tregjeve. E dimë që një pjesë e madhe e kësaj problematike lidhen me burokracitë dhe jo arsyet objektive për të mos vazhduar me zhbllokimet e mëtejshme, që të integrojmë plotësisht tregjet tona.

Prandaj më vjen mirë që sot firmosim marrëveshjen për zbatimin e lehtësirave në kontrollin e mallrave”, deklaroi kreu i qeverisë shqiptare.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re