Është zhvilluar sot mbledhja e parë e Komisionit Parlamentar për Reformën Territoriale, ku zyrtarizohet edhe lënia jashtë nga komisioni i deputetëve demokratë që përfaqësojnë Komisionin e Rithemelimit.

Ky komision do të bashkëdrejtohet nga deputetet Anila Denaj dhe Dhurata Çupi, ndërsa emrat e demokratëve u caktuan nga Enkelejd Alibeaj, i cili në momentet që flasim nuk e gëzon mbështetjen e shumicës së deputetëve.

PD do të përfaqësohet në këtë Kuvend nga deputetë si Andia Ulliri apo Orjola Pampuri, që nuk kanë eksperienca të mëparshme sa i takon çështjeve që lidhen me ndarjen territoriale, apo me pushtetin vendor.

Anëtari i komisionit Xhelal Mziu pati rezerva në lidhje me përfaqësuesen e PS-së në krye të këtij komisioni, Anila Denaj, që sipas tij në cilësinë e ministrisë së financave, nuk i ka marrë parasysh shqetësimet e pushtetit vendor.

Vetëm 18 deputetë të PD-së ishin pjesë e mbledhjes së grupit ditën e djeshme, në selinë blu, ku do të diskutohej edhe qëndrimi i opozitës sa i takon Reformës Territoriale. Por pavarësisht kësaj, PD që po përfaqësohet në këtë komision është ajo e pakicës.

Reforma Territoriale është një prej më të diskutuarave në vendin tonë, dhe më të kritikuarat nga opozita, se vazhdimisht ka pasur akuza se Rama e ka përdorur për të maksimalizuar votat në raport me kundërshtarët politikë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re