Grupi parlamentar i PD-së është mbledhur sot me kërkesë të Gazment Bardhit për të diskutuar mbi situatën politike në vend por edhe vetë PD. Gazetarja Erneta Shevroja raportoi më herët se deputetët do të shpalosin propozime të caktuara sa i përket riorganizimit të partisë si edhe zgjedhjes së kreut të ri.

“PD ka përpara vendime të rëndësishme për t’u marrë dhe pritet të shikohet se si do të shkojë. Pritet që prej deputetëve të ketë propozime të caktuara sa i përket riorganizimit të PD, zgjedhjes së kryetarit të ri, koha kur do të futet PD në proces zgjedhor dhe më pas propozimet të kalojnë nesër në mbledhjen e kryesisë së PD-së. Zhvillohet në kuadrin e një rezultati të dobët për PD në 14 maj dhe të rikthimit të mundshëm të Lulzim Bashës, që mendohet se do të jetë një nga kandidatët për të rimarrë drejtimin e PD.“, tha gazetarja.

Deputetët që po marrin pjesë:

Arbi Agalliu
Qani Xhafa
Dhurata Cupi
Helidon Bushati
Ferdinand Xhaferri
Bledjon Nallbati
Zheni Gjergji
Lefter Geshtenja
Saimir Korreshi
Andia Ulliri
Ramadan Likaj
Gazment Bardhi
Flamur Hoxha
Dash Sula

Mungojnë:
Enkelejd Alibeaj
Lulzim Basha
Orjela Nebiaj
Jorida Tabaku

Kreshnik Collaku
Flutura Acka

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re