Skip to content

Nis mbledhja e protestuesve para Kuvendi, policia zgjeron perimetrin e sigurisë! Gardh metalik dhe efektivë, bllokadë qytetarëve dhe mediave

70a61c9b d977 4d84 8c0c 1887b631b1a4

Policia e Shtetit ka zgjeruar perimetrin e sigurisë përreth Parlamentit, ku pritet të zhvillohet seanca plenare. Masa është marrë në kuadër të protestës së paralajmëruar, ndërsa brenda këtij perimetri nuk do të lejohen të hyjnë qytetarë dhe as përfaqësues të mediave.

Për të kufizuar aksesin, janë vendosur gardhe metalike në pothuajse të gjitha hyrjet që të çojnë drejt Parlamentit. Bllokime ka në segmentin e Rrugës së Elbasanit, nga ku pritet të kalojë një pjesë e deputetëve me automjete drejt Kuvendit, si edhe në hyrjen e pedonales pranë Ministrisë së Brendshme.

Ndërkohë ka nisur mbledhja e qytetarëve pranë Kuvendit, ku do të mbahet protesta ndërsa revolta hyri sot në ditën e saj të 54-t.

Qytetarët do të protestojnë ndërkohë që mbahet seanca e fundit plenare.