Subscribe

Këshilli për Rregulloren Mandatet dhe Imunitetin ka nisur mbledhjen për të vendosur për mandatin e ish-kryeministrit Sali berisha.

Kryetarja e kuvendit, Lindita Nikolla, ka lexuar kërkesën e SPAK, që kërkon që Berisha të lihet në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Lexo edhe :Related Posts

Kujtojmë që Berisha është lënë aktualisht në masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe i është ndaluar të dalë jashtë vendit.

Të pranishëm në sallë janë deputetët Ermonela Felaj, Bledi Çuçi, kryeparlamentarja Lindita Nikolla, Klotilda Bushka dhe Arben Pëllumbi, teksa nga opozita është vetëm Enkelejd Alibeaj.

Prokurorët e çështjes së Berishës, Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai janë gjithashtu të pranishëm.

Ndërkohë që në Kryesinë e Kuvendit mbahet mbledhja që vendos për fatin e tij, Berisha ka thirrur protestë jashtë këtij institucioni, teksa më herët tha në një deklaratë për mediat se ka nisur një betejë pa kthim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re