Komisioni Hetimor për dy koncesione në shëndetësi ka nisur me debate mes opozitës dhe mazhorancës.

Kryetarja e këtij komisioni, Albana Vokshi parashtroi disa arsye pse do ngrihet ky komision, duke theksuar nder të tjera se dy  koncesionet, ai i “Sterilizimit” dhe “check up” kapin një vlerë 200 mln euro.

Këto deklarata kanë bërë që të ndërhyjë deputeti i PS, Plarent Ndreca, i cili i ka kërkuar Albana Vokshit që të prezantojë rendin e ditës dhe të mos mbajë konferencë.

Pas debateve Komisioni u konstituua për të vazhduar me punën. Ky komision pritet të zgjatë rreth 5 muaj.

Debati:

Vokshi: Ky komision nuk është kërkuar për interesin e deputetëve të opozitës, por ky komision shihet si një mjet për të nxjerrë në pah situatën ku ndodhet sektori i shëndetësisë.

Situata nga denoncimet që na vijnë është e rënduar, me mungesa në barna, kura, pa mundësi për të bërë analiza apo ndërhyrje. Shqiptarët nuk marrin shërbim falas, nuk marrin shërbimin publik.

Koncesionet që në do shqyrtojmë në këtë koncesion arrijnë vlerën 200 mln euro, për sterilizimin dhe check up.

Ndreca: Konsultohemi pastaj parashtroni kërkesën. Mos mbani konference, të ikim ne dhe vazhdo konferencën

Vokshi: Nëse doni ta nisin kështu mbledhjen…Të lutem se nuk ua kam dhënë fjalën. Po shpjegoj për publikun cfarë është ky komision. Qetësohni

Ndreca: Nuk shqetësohem farë

Vokshi: Mos më ndërhy! Unë po informoj publikun, pastaj do kaloj te rendi i ditës.

Vokshi: Vlera e dy koncesioneve kalon 200 mln euro. Si nga check up dhe sterilizimi, nga gjithë qytetarët, ekspertët është dëshmuar se kanë qenë të panevojshme dhe abuzuese. Është korrupsion në nivelet më të larta të qeverisë. Uroj të mos bëheni mburojë e këtij korrupsioni dhe të përdorini kartonët tuaj kundër interesit publik.

Ndreca: Referuar deklaratave del e qartë që ju keni paragjykuar veprimtarinë, nëse ju vijoni më tutje të konkludoni pa filluar puna e komisionit, keni fyer parim kushtetues mos paragjykimin e një çështje që është arsyeja përse ne jemi ngritur për te hetuar. Nëse vijojmë me deklarata partiake ndërkohë që ne jemi këtu për të kryer një proces të rregull ligjor, e kemi nisur me këmbë jo të ndarë. Ju lutem respektoni parimet kushtetuese.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re