Mbledhja e Këshillit të Mandateve për shqyrtimin e mandatit të ish-ministrit Arben Ahmetaj, ka nisur me debate.
Kryetarja e Kuvendit njofton që çështja do shqyrtohet në një tjetër senacë javën e ardhshme.
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, e ka kundërshtuar këtë vendim, duke i kërkuar Nikollës që të mos i japin më shumë kohë Ahmetajt që të fshihet.
“Po bashkëpunoni në krim, mos i jeni me shume kohe Arben Ahmetajt që të fshihet. Boll e zvarritët çështjen. Të përfshihet në Rend Dite të seancës plenare të ditës së nesërme dhe të japim autorizimin prokurorisë që të veprojë. Mos pengoni drejtësinë. Opozita e ka gati raportin; të veprojmë pa asnjë vonesë, të shqyrtojmë e miratojmë nesër”, është shprehur Bardhi.
