Sfida Flamurtari-Luftëtari në qytetin e Vlorës, e cila duhet të fillonte në orën 17:00 ka nisur me vonesë. Shkak për këtë janë bërë pankartat e vendosura në mbështetje të presidentit Hashim Thaci, i cili ka marrë aktakuzë nga Prokuroria e Hagës për krime lufte dhe vrasje të paligjshme.

“Hashim Thaci, Vlora krenohet me ty”, shkruhet në një pankartë të vendosur në stadiumin Flamurtari. Delegati lejoi nisjen e ndeshjes 16 minutash pasi u hoq pankrata për presidentin kosovar.

Përflitet se presidenti kosovar ka qenë në Vlorë ditën e djeshme për tu takuar me kryeminstrin Rama në vilën qeveritare, por nuk është bërë asnjë njoftim publik.(A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re