Sot ka nisur muaji i shenjtë i Ramazanit, muaj që për besimtarët  mysliman do të thotë ndalim i konsumit të ushqimit nga syfyri në iftar, pra nga lindja e deillit deri në perëndimin e tij.

I ftuar në një lidhje Skype me studion e “Shqipëria Sot” në ABC News, myftiu i qarkut të Peqinit, Armand Islami është shprehur se Ramazani është muaji i qetësisë dhe mëshirës.

Myftiu po ashtu shton se ky muaj për myslimanët është afrimitet tek Allahu.

“Ramazani është muaji i qetësisë dhe i mëshirës. Muaj që për myslimanët është afrimitet tek Allahu i Madhërum.

Islami është ndërtuar mbi 5 shtylla, ku një ndër to është edhe agjërimi i këtij muaji.

Më agjërimi ne Ramazanit, myslimani arrin devotshmërinë ndaj Allahut, por edhe vetë i madhi zot kur e ka bërë obligim këtë muaj, thotë se qëllimi kryesor është bindja ndaj Allahut dhe adhurimi ndaj tij,” tha myftiu.

Më pas tregoi se si është një ditë e një myslimani gjatë muajit të Ramazanit kur është duke agjëruar.

Ai tha se pas 11 muajve që ke qenë duke ngrenë, kur vjen muaji i Ramazanit ka ardhur momenti për të ndaluar sipas orarit të kalendarit.

Ai tha se në momentin kur çelet iftari duhet konsumuar diçka e lehtë dhe më pas të shtrohet tavolina.

Kur trupi është mësuar 11 muaj duke ngrënë, kur vjen muaji i Ramazanit ka ardhur momenti për të ndaluar që kur lindi dielli dhe deri në momentin e perëndimit.

Thirret  ezani dhe bien daullet, kështu kuptojmë që ka hyrë iftari dhe nisin konsumin e ushqimit.

Ngrënia fillon me diçka të lehtë dhe më pas shtrohet tavolina. Nga iftari deri në syfyr vazhdon jeta normale” u shpreh ai.

Në lidhje me anën shëndetësore, myfti Islami tha se dukeqenëse Allahu i do njerëzit e tij kurrësesi nuk do t’i urdhëronte për diçka që do t’i bënte keq.

Ai tha se ky mua ka dobi të shumta nga ana shëndetësore.

Ne jemi me bindje të plotë që dashuria e Allahut ka për robërit e tij është 99 herë më e madhe e ajo që ka nëna për djalin e vet.

Ky muaj i begat, e mbron trupin, sidomos stomakun, ndihmon për ulçerën dhe ka edhe dobi të shumta nga ana shëndetësore” theksoi myftiu.

I pyetur se kush janë personat që kanë detyrim ta agjërojnë muajin e Ramazanit, ai tha se çdo besimtar mysliman që ka arritur moshën e pjekurisë dhe është mirë nga ana shëndetësore e ka detyrim.

“Detyrimi i agjërimit është për çdo besimtar mysliman, që e ka arritur moshën e pjekurisë, që është mirë nga shëndeti tij dhe jeton në vendin e tij, pra udhëtarët nuk e kanë detyrim.

Fëmijët është mirë që duhet të mësohen që kur janë të vegjël duke e agjëruar nga një ditë, dy ditë”, tha ai.

Në fund ai i uroi gjithë besimtarëve kudo që janë, për një agjërim sa më të lehtë dhe zoti ia pranoftë lutjet.r.t

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re