Për herë të parë pas 30 vitesh ka nisur sot më Kukës ndërtimi i dy pallateve në lagjen nr.5 për familjet e pastreha të qytetit. Donator i investimit është Enti i Banesave në shumën rreth 20 milionë Euro.  Në inagurimin e fillimit të punimeve ishte vetë Drejtori i Entiti Kombetar të Banesave Stefan Çipa të cilin e shoqëronte kryetari i bashkisë Gjici, prefekti Kuçana si dhe fituesi i tenderit Ram Geci.

“Eshtë parashikuar të ketë 75 apartamente të ndryshme 2+1, 1+1 si dhe garsoniere. Do të ketë gjithashtu mjedise për biznes dhe shërbime komunitare.

Lista e familjeve të pastreha në Kukës është e gjatë dhe e përtërirë apo braktisur shumë herë, pasi qysh prej 30 vitesh ky është investimi i parë per strehimin.  Aktualisht në bashki ka një listë më të fundit me rrerh 280 familje të pa streha.  Apartamentet do të përfitohen nëpërmjet kredive që do të parashikohen për këtë kategori”.- u shpreh Safet Gjici.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re