Pas problematikave ndër vite, tashmë kanë nisur punimet për rindërtimin e Spitalit Psikiatrik të Vlorës.

Lajmin e dha ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu ku ndër të tjera theksoi se një hap i tillë do ndërmerret edhe në spitalin e Elbasanit.

“Është një godinë e cila po rehabilitohet plotësisht. Ambientet të cilat janë në rikonstruksion të plotë. Bëhet fjalë për të sëmurë kronikë të këtij spitali. Dy pavione të cilat po rehabilitohen nga e para me buxhetin e shtetit. Jo vetëm kjo strukturë, por edhe Spitali Psikiatrik i Elbasanit gjithashtu do të fillojë rikonstruksionin e plotë.”

Krahas këtyre investimeve do ketë edhe trajnim të vazhdueshëm të stafit për shërbim sa më dinjitoz për pacientët e këtyre strukturave spitalore.

Klan News

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re