Skip to content

Nis ndërtimi i Teatrit të ri/ Inaugurim “nën rrethim”, Rama: Do të jetë më i bukuri në rajon

Më shumë se dy vite nga shembja, nis ndërtimi i Teatrit Kombëtar.

 

 

E gjithë ceremonia u zhvillua nën vëzhgimin e shtuar të policisë. Arsyeja ishte shmangia e incidenteve të mundshme nga kundërshtarët e projektit të bashkisë dhe qeverisë për teatrin e ri.

 

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

E bukura e kësaj skene është që prefektin e “Koncertit të Vitin ’36” e kemi këtu me ne, nuk është në anën e atyre që donin të prishnin koncertin.

 

 

Me këtë projekt tha kryeministri Edi Rama rrëzojmë edhe zërat se Teatri Kombëtar do të vendosej brenda një kulle.

 

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Sot më në fund zgjidhet dhe ai misteri i madh “ka kullë, s’ka kullë mbi teatër”, “do ndërtohet, s’do ndërtohet kullë në sheshin e teatrit”. Ky është teatri! Ky është sheshi!

 

 

Kundërshtinë e një pjese të aktorëve për të, Edi Rama e shpjegoi kështu.

 

 

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Patjetër që hyjnë në mes paragjykimet e lidhura me këtë kohë që ne jetojmë, ku sigurisht kemi parë shumë skena, le të themi, shqyerje të pronave, shqyerje të pasurive publike në dekada dhe vetvetiu u krijua një instinkt vetëmbrojtjeje me idenë që mbase, kjo ishte një grackë e madhe dhe këtu Teatri Kombëtar do ishte thjesht një alibi për të bënë një zhvillim për qëllim fitimi.

 

 

ERION VELIAJ

KRYETAR I BASHKISE TIRANE

Teatri do të jetë në tokën e vetë, në territorrin e vetë pa lëshuar asnjë centimetër, as privatit, askujt tjetër.

 

 

Për skenën më të madhe dhe më të rëndësishme teatrore parashikoi mbajtjen e ngjarjeve të rëndësishme ndërkombëtare. E gjithë ceremonia e fillimit të punimeve u ndoq në distancë dhe pa incidente nga “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit”.

 

 

Ndërtimi i Teatrit të ri Kombëtar është parashikuar të zgjasë më pak se dy vite e gjysmë.