Filloi ndërtimi i varrezës së pestë të ushtarëve grekë në Këlcyrë. Ditën e shtunë përfaqësues të kishës greke dhe të Ministrisë së Mbrojtjes së Greqisë kryen pagesën e fundit në Bashkinë e Këlcyrës për ndërtimin e rreth 500 varreve bosh që do të simbolizojnë varrezën e ushtarëve grekë të Luftës italo-greke.

Varrezat e ushtarëve grekë gjenden në Bularat, Përmet, Këlcyrë, Çiflig të Korçës dhe në Boboshticë.

Varreza në Këlcyrë është brenda territorit të varrezave qytetare të qytetit.
Nga fotot shihet që varret janë bërë të vogla me qëllim që parcela të zërë sa shumë varre të ushtarëve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re