Ka nisur sot në qytetin e Beratit vaksinimi i mësuesve, i cili po kryhet në shkollën e mesme të përgjithshme “Kristaq Capo”. Mësuesit kanë ardhur për t’u vaksinuar pas njoftimit që kanë marrë nga Drejtoria Vendore Arsimore mbrëmjen e djeshme.

Sipas grafikëve të përcaktuar, sot do të vaksinohen mësuesit e 6 shkollave “Kristaq Capo”, “Ajet Xhindole”, “Zini Toska”, “Mehmet Ali Vrioni”, “28 Nëntori” dhe “Stiliano Bandilli”. 210 mësues të këtyre shkollave do të marrin sot dozën e parë të vaksinës së përfolur “Astra Zeneca”. Deri tani vetem disa mesuese e kane refuzuar vaksinimin me Astra Zeneca, procesi i të cilit po vijon normalisht.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re