Marrëveshja e Prespës hyn sot në fazën finale dhe më kritike. Në parlamentin grek kanë nisur diskutimet dy ditore, të cilat do të mbyllen me votimin e marveshjes.Pas ketij moment Maqedonia njihet me emrin “Republika e Maqedonisë së Veriut”.

 

Qeverisë së kryeministrit grek Aleksis Cipras, I duhen minimum 151 vota të cilat i  ka të sigurta që pas votëbesimit në Kuvend.Por mediat e vendit fqinj shkruajnë se Cipras ka siguruar mbështetjen edhe të disa deputetë të tjerë të opozitës.

 

Opozita e udhëhequr nga kryetari i Demokracisë së Re Kirijakos Micotakis, këmbëngul ne kthimin e marrëveshjes në Shkup dhe rishqyrtimin e saj atje për të përcaktuar nëse ndryshimet e miratuara në vendin fqinj, janë në përputhje me Kushtetutën.

 

Pas diskutimeve në parlament, ligjvënësit do të shprehen me vote të enjten vonë.

Zyrtarët maqedonas janë optimist se qeveria e Aleksis Cipras do të miratojë marrëveshjen.

 

Ndërkohë mijëra qytetarë grek kanë paralajmëruar mbajtjen e protestave të tjera të enjten në Athinë. Organizatorët e cilesojne tubimin e së enjtes si një përpjekje përfundimtare për të “parandaluar ratifikimin e një marrëveshjeje të turpshme”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re