Ka nisur këtë pasdite në Tiranë “Aqaba Meeting”, ose në shqip “Takimet e Akabës”, një konferencë që i kushtohet antiterorrizmit, e që është inisiativë e mbretit të Jordanisë Abdullah. Por vetë ky i fundit mungon, pasi e anulloi vizitën në Tiranë për shkak të protestave të shpërthyera në vendin e tij kundër politikave të shtrëngesave fiskale.

Në fjalën e hapjes, kryeministri Rama e vuri theksin tek ajo që sipas tij i dallon shqiptarët në nivel botëror: toleranca fetare.

“Toleranca fetare është një thesar i vërtetë, që ne duhet ta mbrojmë. Brezat e ardhshme duhet të jenë të ndërgjegjshëm për këtë thesar”, theksoi Rama.

Ndërsa kryeministri Haradinaj është përpjekur të tregohet i kujdesshëm në sqarimin e vokacionit të kësaj konference, duke iu referuar disa të inkuadruarve kosovarë në radhët e ISIS-it.

“Ne kemi një identitet që është me të vërtetë i fuqishëm i pasur. Ata nuk janë islamikë, por janë terroristë”, tha Haradinaj.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re