Ka mbajtur sot mbledhjen e parë Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Raportin e Dick Marty, i cili u miratua pak ditë më oarë në Kuvend, për administrimin e dokumentacionit dhe hartimin e një raporti përmbledhës dhe informues për gjetjet dhe konkluzionet, që kanë nxjerrë verifikimet e kryera nga institucionet përkatëse në Shqipëri për çështjet e raportit të ish-anëtarit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Në këtë mbledhje të parë u bë konstituimi i Komisionit, ngritja e sekretariatit teknik dhe përcaktimi i relatorëve. Deputetët vendosën që për këtë komision të jetë dy relatorë, një nga PS dhe një nga grupi i deputetëve të pavarur, respektivisht Klodilda Bushka dhe Elena Xhina.

Ky Komision është krijuar pas përplasjeve të shumta kryesisht mediatike lidhur me rolin e Lulzim Bashës në luftën e Kosovës, ndërkohë që sipas mazhorancës nuk synon që të hetojën kreun e opozitës, por të japë një ndihmesë sa më parë në pastërtinë e luftës së UÇK-së.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re