Ndër proceset e para që i prijnë përgatitjeve për 14 majin, është mbledhja e komisioneve zonale të administrimit të zgjedhjeve.

 

Pas tiranës, ngritja e KZAZ-ve ka nisur edhe në të gjitha qytetet e tjera. Anëtarëve po u dorëzohen materialet paraprake për zgjedhjet.

Ndryshe nga parlamentarët e 2021-it, deri më tani partia demokratike nuk ka komisionerë të saj.

 

Për shkak të konfliktit për vulën mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës, KQZ ende nuk ka marrë një vendim.

 

Të dyja grupimet brenda opozitës kanë depozituar në kqz propozimet e tyre për komisionerë. Ndërsa Ilirjan Celibashi ende nuk ka shqyrtuar ligjshmërinë e tyre.

 

Duket se përcaktimi i komisionerëve do të mbetet pezull deri në 3 mars, kur gjykata e apelit të vendosë se kujt i takon vula e PD-së.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re