Sot më 30 qershor 2019 shqiptarët i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryebashiakët e rinj, por edhe anëtarët e Këshillave Bashkiakë. Zgjedhjet lokale sot zhvillohen në 61 bashki për këshillin dhe kryetarët në mbarë vendin, por garë ka vetëm në 30 bashki, pasi në 31 të tjera Partia Socialiste është e vetmja që ka kandidat. Mes 97 kandidatëve për kryebashkiakë, vetëm 10 janë zonja. 23 prej socialistëve janë rikandidime.

Numri dy i qeverisë, Erion Braçe ka votuar sot që në orën 07:10 minuta te Liceu Artistik, ndërsa dha një mesazh për të gjithë shqiptarët që të votojnë herët në mëngjes.

Po ashtu për standardin e zgjedhjeve, ai i bëri thirrje komisionerëve në gjithë vendin të zbatojnë ligjin.

“Votoni, asgjë tjetër. Mua më duhet të ndjek edhe dy zona të tjera në Fier e Divjakë, por edhe pse është freskët. Më mirë të votohet tani në mëngjes. Zgjidhni orët e mëngjesit e më pas shihni punët tuaja”,- tha ai.

Po ashtu për standardin e zgjedhjeve, ai i bëri thirrje komisionerëve në gjithë vendin të zbatojnë ligjin.
“Zgjedhje ka, zgjedhjet po bëhen në datën dhe në orën e caktuar. Zgjedhjet i delegjitimon vetëm mungesa e standardeve, ndaj i bëj thirrje të zbatojnë ligjin, vetëm ligjin. Të ndalojnë vendimin familjar”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re