Ka nisur këto ditë dyndja e besimtarëve muslimanë drejt Mekës për ritualin e përvitshëm të Haxhit, një prej 5 kolonave të besimit islam.

Llogariten që mbi 2 milion pelegrinë të mbërrijnë këto ditë në vendin e shenjtë islam, ardhur nga e gjitha bota. Rekordi shënua një vit më parë me prezencën e 2.3 milion besimtarëve, ku vetëm 229,308 ishin shtetas të Arabisë Saudite.

Autoritetet vendase thonë se ka një shtim të masave të sigurisë për të rritur maksimalisht garancinë e mbarëvajtjes së çdo aspekti që përmban praktika fetare e jo vetëm.

Risia e këtij viti është dhe përfshirja e grave saudite që zotërojnë disa gjuhë, në ndihmë të grave të ardhura si pelegrine nga vende të ndryshme.

Periudha me delikate ku çdo masë testohet, është nga data 19 deri më 24 gusht.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re