Frika nga përmbytjet prej reshjeve ka mobilizuar shtabet e emergjencave dhe qytetarët në të gjithë vendin.
 
Veç problemeve me përmbytjet situatë problematike paraqiten akset rrugore.
 
Autostrada Tiranë Durrës u bllokua nga policia rrugore për shkak se niveli i ujit arriti 75cm. Për normalizimin e situatës ndërhynë dhe forcat e armatosura ndërsa lëvizja është devijuar në rrugën dytësore.
 
Vështirësitë në lëvizje sollën dhe aksidente. Në Tiranë një makinë u përplas me tre mjete të tjera  në unazën e madhe ndërsa u përmbys mbi trotuar. Drejtuesi u dërgua në spital në gjendje të rëndë.
 
Pak minuta më vonë në afërsi të Selitës dy automjete u përfshinë në një tjetër aksident.
 
Reshjet e shumta të shiut bllokuan edhe rrugën për në fshatin turistik të Thethit ndërsa në disa akse të këtij qarku u thyen dhe pemët duke krijuar vështirësi në qarkullim.
 
Edhe rruga nacionale Burrel Peshkopi u bllokua, si pasojë e thyerjes së një plepi nga era e fortë.
 
Në rrugën e kombit rrëshqitja e dherave por dhe një aksident  ku u përfshinë disa automjete bllokoi lëvizshmërinë për disa orë.
 
Në Vlorë Dhjetëra banoër vendosën thasë para dyerve të bizneseve dhe shtëpive.
 
Ndërkohë ne fshatin Risili ne Shushice u evokuan tre familje për shkak te kërcënimit nga rritja e nivelit te ujit te përroit qe kalon pranë shtëpive te tyre.
 
Edhe në Gjirokastër reshjet e shiut janë intensive. Më te rrezikuarat janë 20 familje të komunitet Rom të cilat kërcënohen nga përmbytjet.
 
Gjatë pasdites në këtë qark niveli i ujit u rrit ndjeshëm duke bllokuar dhe hyrjen e qytetit.
 
Ndërkohë ministria e arsimit ka vendosur te ndërpresë procesin mësimor për datën 1 dhjetor. Behet me dije se te gjitha Drejtoritë Arsimore janë porositur qe te pezullojnë mësimin si pasoje e përkeqësimit te kushteve atmosferike te motit. Dita e humbur do te zëvendësohet një dite tjetër. Pushim do te jene edhe institucionet parashkollore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re