Koordinatorja e PS për qarkun e Tiranës, Elisa Spiropali, shprehet se çdo cep i kryeqytetit është transformuar dhe tani Tirana në mandatin e dytë nën drejtimin e kryebashkiakut, Erion Veliajt do të avancojë më tej me projektet e reja.

“Nis pjesa e dytë për Tiranën  

Çdo cep i këtij qyteti që kurrë nuk fle është transformuar rrënjësisht, falë vizionit të ekipit fantastik të Bashkisë dhe mbështetjes së qeverisë.  

Këshilli i ri bashkiak do të avancojë punët me një ritëm të shtuar për t’ju përgjigjur ambicieve të qytetarëve për #Tiranënqëduam TiranënEvropiane ”-shkruan Spiropali. ()

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re