Një nga komisionerët në qendrat e votimit në shkollën “Marie Logoreci” ka folur për Panorama TV për problematikat e hasura në procesin e votimit.

Ai u shpreh se ka pasur mungesë materiale dhe ndërsa kamera e identifikimit të votuesve ka pasur probleme

“Procesi i votimit tani po shkon në rregull por ka pasur vështirësi në fillim për mungesë materiale. Kamera kishte probleme. Thuhet që ka pasur intimimime nga disa anëtarë të PS.

Deri tani nuk ka pasur probleme të mëdha por shpresoj të mos ketë as në vazhdim.  Kanë ardhur pak votues deri tani. Ndoshta ndikon edhe koha. Shpresoj të mos ketë intimidime nga anëtarët e PS dhe çdo gjë do shkojë në rregull”, tha ai.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re