Komisioni i Ligjeve ka nisur diskutimet për kandidatët e shoqërisë civile për KLGJ dhe KLP. Raporti për 32 kandidatët u prezantua nga sekretari i përgjithshëm i Kuvendit Genc Gjonçaj.
 
Ai tha se konkluzionet për kandidatët u kryen pas vlerësimit moral dhe profesional.
 
Sekretari I përgjithshëm nënvizoi se janë shpallur 6 herë thirrje për kanidatët e KLP nga shoqëria civile.
 
Komisioni miratoi edhe rregulloren për procedurën që do të ndjekë nënkomisioni i posaëëm.
 
Ndërkohë, opozita është bërë pjesë e nënkomisionit parlamentar për hartimin e listave të kandidatëve, por ajo ende nuk ka marrë vendim nëse do votojë apo jo emrat e propozuar.
 
Një ditë më parë, PD dhe LSI pretendojnë për parregullsi gjatë skanimit të kandidateve.
 
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re