Ka nisur protesta e opozitës dhe qytetarëve të pakënaqur, ndaj qeverisë.

 

 

Mijëra protestues janë nisur nga selia e Partisë Demokratike drejt Kryeministrisë.

 

 

Kjo është protesta e dytë kombëtare e opozitës për këtë vit.

 

 

Ndërkohë në terren kanë zbritur rreth 1500 forca policore të cilat do të qëndrojnë në gatishmëri për mbarëvajtjen e tubimit.

 

 

Në podiumin e përgatitur priten të ngjiten qytetarë të ndryshëm, fermerë e studentë që përfaqësojnë kategori të ndryshme të shoqërisë.

 

 

Bëhet me dije se grumbullimi do të mbyllet me fjalime të krerëve të dy partive më të mëdha opozitare, Sali Berisha e Ilir Meta.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re