Nis protesta kundër rritjes së çmimeve para Kryeministrisë, Lapaj: Në shesh derisa të plotësohen të gjitha kërkesat tona!

protesta65-1-770x399-1.jpg

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Ka nisur protesta përballë kryeministrisë. Aktivistë të shoqërisë civile dhe qytetarët janë bërë bashkë për të kërkuar uljen e produkteve të shportës, naftës dhe gazit.

Adriatik Lapaj, një nga personat që ka bërë thirrje në rrjete sociale për protestën, tha se një sukses të parë e kanë, pasi kryeministri lajmëroi se nuk do të ketë rritje të energjisë elektrike për familjarët dhe bizneset e vogla.

Ai shtoi më tej, se do të jenë në sheshe deri sa të dëgjohen kërkesat e tyre.

“Kryeministri reflektoi për energjinë elektrike, por kjo nuk mjafton. Sot jemi dhe për çmimin e bukës, ushqimit të shportës, karburanteve, por edhe për të ngritur zërin për meritokraci, për drejtësi sociale dhe për të kërkuar që në këtë vend të marrë fund tranzicioni i stërzgjatur ku ndahen në dy kampe shqiptarët. Çdo qytetar që e ndjen se duhet të protestojë, le ta bëj atë. Misioni që duhet të kemi është që qytetarët të reagojnë për veten e tyre.

Nuk themi dot se sa sukses do të ketë kjo, por një sukses të parë e kemi, energjia elektrike nuk do të rritet për familjarët dhe bizneset. Se sa sukses do të ketë, nuk e di, por në dorë kam përpjekjen time të sinqertë. Qytetarët marrin këtë mësim të madh dhe politika t’i vendosë gishtin kokës”, tha Lapaj.

Një tjetër protestues, tha se shqiptarët janë bërë bashkë për të drejtat e tyre dhe do të protestojnë
derisa të normalizohet situata e çmimeve.

“Janë dhe kushtet atmosferike që kanë ndikuar, por plur është dhe herët. Shpresoj që të bashkohen. Një ndër pikat që mendojmë që u reflektua është çmimi i energjisë elektrike. Ne protestojmë për ushqimet e shportës që janë rritur të gjitha.

Për nivelin e çmimit të karburanteve. Këto janë pikat kryesore që ndikojnë në jetën e çdo shqiptari. Ja kur jemi sot në orën 17:00 dhe këto do të vijojnë deri në atë pikë, kur do të plotësohen pikat tona”, tha protestuesi.

Një tjetër i pranishëm në shesh, listoi tre kërkesat e tyre. Ai tha se e para ka të bëjë me uljen e çmimit të ushqimeve, energjisë dhe naftën e gazin natyror. Ai kërkoi nga qeveria që të hiqet TVSH-ja 20% për produktet e shportës, pasi është më e larta në rajon dhe dëmton xhepin e shqiptarëve.

“Ne kishim tre kërkesa. Një kishte të bënte me ushqimet, energjinë, naftën dhe gazin. Kryeministri reflektoi për pikën e dytë, por nuk ka thënë asgjë për ushqimet tjera që janë rritur, buka, qumështi dhe veza. Maqedonia e ka 5% taksën për ushqimet, Kosova 10% dhe vetëm ne e kemi 20%. Duhet të reflektojnë në këtë drejtim”, përfundoi protestuesi.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë