Ditën e sotme po mbahet sërish protesta e qytetarëve për rritjen e çmimeve të karburantit dhe produkteve. Ndërsa numri i qytetarëve vijon i lartë, njëri prej protestuesve ka folur për Fax News, ku ka thënë se kërkesa ishte që taksat dhe çmimet të shkojnë në të njëjtin nivel që kanë qenë në vitin 2013.

Në rast të kundërt, protestuesi u shpreh se Rama duhet të largohej nga posti i kryeministrit dhe të linte dikë tjetër ta merrte në dorë situatën për zgjidhjen e krizës.

Qytetari: Çmimet janë çdo ditë në rritje se nëse nuk do ishte kështu edhe njerëzit nuk do mblidheshin. Situata siç duket do shkojë edhe më keq.

Pyetje: Mendoni se do ketë reagim?

Qytetari: Unë në profesion jam financier dhe e kuptoj kryeministrin sepse duke qenë se borxhi publik është shumë i lartë, nuk mund të ulen taksat sepse falimenton. Kërkesa ime është që taksat të shkojnë në nivelin e 2013-tës, nëse nuk e bën dot këtë, hap krahun dhe largohu. Sepse ka persona të tjerë të cilët mund të bëjnë këtë punë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re