Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Një tjetër rrugë në kryeqytet është kantieri i radhës i punimeve nga bashkia e Tiranës.

 

Bëhet falë për rrugën “Mustafa Haska”, që njihet si ish-tregu i rrobave të përdorura.

 

“Këtu kemi pasur një komunitet ku shiteshin rroba të përdorura. Por, shitja e rrobave në rrugë nuk shkon, prandajm kemi bërë një zhvendosje të tyre në një hapësirë të bashkisë në Shkozë, në mënyrë që edhe ata që duan të shesin mallra ta bëjnë këtë në një banak, pa penguar trafikun, por edhe komuniteti të qarkullojë lirisht. Kjo zonë ka pasur nevojë për t’u investuar në infrastrukturë sepse është shtuar lagjja. Numri i fluksit të prindërve që sjellin fëmijët për t’u stërvitur në fushën këtu pranë, plus tregu, po ashtu edhe popullsia e rritur me ndërtimet e reja, e bëri të nevojshme që të vijmë për asfaltim, për rregullimin e trotuareve, shtresat dhe nivelimet e caktuara, për t’u siguruar që kjo zonë të vazhdojë të rritet me infrastrukturën e duhur,” u shpreh Veliaj.

 

Sipas kreut të bashkisë deri në fund të vitit, Tirana do të konsiderohet e sistemuar me lagjet e saj.

 

“Bashkia e Tiranës – do të jetë në çdo cep të qytetit me investime. “Do jemi pothuajse gjatë gjithë kohës në aksion, sidomos në ditët pa shi, në çdo cep të Tiranës. Nuk do jetë vetëm ndërmarrja jonë publike, do të jenë edhe ndërmarrje private që do futen në këtë aksion për të rehabilituar të gjithë lagjen, cepat ku kemi ende nevojë të vëmë dorë, pasi kanë mbaruar edhe rrjetet e ujësjellësit. Këtu e kemi bërë për së mbari; kemi bërë zhvendosjet, kemi mbaruar shkollën, kemi mbaruar tregun, kemi mbaruar edhe ujësjellësin, tani vijmë me dorën e asfaltit dhe të sinjalistikës”.

 

Kantieri i radhës sipas kryebashkiakut është ndërtimi i godinës së re të teatrit kombëtar.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë