Viti 2019 do te shënojë fillimin e betejës reale kundër korrupsionit tek politikanet dhe zyrtaret e larte, qe perben boshtin pse reforma ne drejtësi u miratua dy vite me pare.

 

Këshilli i Lartë Gjyqësor ne mbledhjen e sotme ka çelur garën për anëtarët e gjykatës se posaçme kundër korrupsionit dhe krimit te organizuar.

 

Burime pranë anëtarëve të këtij këshilli, bënë me dije për Vizion Plus se, në mbledhjen me dyer të mbyllura u diskutua për hapin e parë që do të hedhë ky institucion, duke nisur nga shqyrtimi i dosjeve të korrupsionit, e deri tek politikanët apo zyrtarët e lartë që bëjnë pjesë në to.

 

Tashmë, gjyqtarët aplikantë që duan të jenë pjesë e kësaj gare për të luftuar korrupsionin në nivelet e larta drejtuese, duhet të dorëzojnë formularët brenda një afati të caktuar. Kuadri ligjor parashikon qe gjykata e posaçme te ketë jo me pak se 10 gjyqtare por burime pranë këshillit sqarojnë se numri përfundimtar do te vendoset ne varësi te aplikimeve.

 

Struktura e posaçme kundër korrupsionit përfshin gjykatën e posaçme, prokurorinë dhe byronë kombëtare te hetimit.

 

Sipas Kushtetutës Gjykatat e posaçme shqyrtojnë akuzat penale kundër Presidentit të Republikës, Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit, anëtarit të Këshillit të Ministrave, gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, Prokurorit të Përgjithshëm, Kryetarit të Bashkisë, deputetit etj.

 

Pikërisht për shkak se këta gjyqtare do te vendosin fatin e njerëzve me te fuqishëm ne vend, skaneri neper te cilin ata kalojnë është shume i forte. Gjyqtaret duhet qe para se te marrin detyrën, te heqin dore nga jeta private duke firmosur deklarata me shkrim ku lejojnë jo thjesht kontrollin e pasurisë, por edhe te telefonit e email-it për vete dhe për familjaret e tyre. Këta do te jene njerëzit me te kontrolluar ne Shqipëri pasi do te përdorin vetëm telefonin dhe email-in e dhënë nga shteti te cilat do te kontrollohen vazhdimisht nga byroja kombëtare e hetimit.

 

Struktura e posaçme kundër korrupsionit ishte investim ekskluziv i Shteteve te Bashkuara te Amerikës dhe te gjitha palët e pranuan pa ngritur zërin. Ky është ligji i vetëm i reformës ne drejtësi qe u votua nga opozita, është i vetmi ligj i reformës qe dekretoi presidenti i republikës dhe i vetmi qe nuk u godit asnjëherë ne gjykatën kushtetuese.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re