Skip to content

Nis puna për rrugën alternative Kashar-Rinas, kur do të jetë gati

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nisur punën për ndërtimin e rrugës alternative nga Mbikaloimi i Kasharit deri në Aeroportin e Rinasit.

 

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ARRSH njofton se ky aks do të jetë gati për kalim brenda këtij viti.

 

Kjo rrugë pritet të lehtësojë qarkullimin e mjeteve në hyrje-dalje të aeroportit më të madh në vend.

 

 

“Vazhdon puna me ritme për realizimin e rrugës alternative nga Mbikalimi i Kasharit deri në Aeroportin e Rinasit

Kjo rrugë krejtësisht e re do të realizohet me të gjitha standardet dhe elementet e sigurisë rrugore dhe do të lehtësojë qarkullimin e mjeteve në hyrje-dalje të terminalit. Punimet priten të mbarojnë brenda këtij viti”

 

Ky vendim i ARRSH vjen pas protestave të shumta të qytetarëve të zonës së Rinasit në muajin Maj të cilët kundërshtuan me forcë kalimin vetëm në një drejtim të “Kashar-Rinas”.