Home SHQIPERIA Nis puna për Unazen e Madhe/ Në lotin e parë do të prishen 60 shtëpi, Balluku: Shpronësim dhe akomodim

Nis puna për Unazen e Madhe/ Në lotin e parë do të prishen 60 shtëpi, Balluku: Shpronësim dhe akomodim

0
Nis puna për Unazen e Madhe/ Në lotin e parë do të prishen 60 shtëpi, Balluku: Shpronësim dhe akomodim

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Janari shënoi nisjen e punës për pjesën veriore të unazës së Tiranës, projekti më i madh i kryeqytetit, që do të çlirojë ndjeshëm qarkullimin.

Punimet nisën mbi lumin e Tiranës, në zonën e Paskuqanit. Ky lot i parë është i gjatë 2. 17 km: ai do të prekë 60 objekte dhe shumë familjeve do t’iu prishen shtëpitë. Por ministrja Belinda Balluku tha se të gjitha familjet do të shpronësohen dhe nuk do të mbeten pa strehë.

 

Janë 60 njësi banimi, të cilat sic edhe kemi thene herë tjetër do të preken nga ky ndërtim, por do marim masa për shpronësime sipas ligjit për interes publik. Ndërkohë që do të meren masa për akomodimin të tyre.

 

I gjithë ky segment rrugor shtrihent në një zonë informale, ndaj banesat janë të palegalizuara. Punimet pritet të përfundojnë për një vit. Sipas drejtorit të rrugëve, zyra e kadastrës dhe IKMTkanë nisur me njoftimet e banorëve për lirimin e banesave

 

Në totalin e saj, e gjithë gjurma veriore e unazës së tiranës do të prek 600 objekte banimi dhe njësi tregtare, cka tregon se punimet do të shoqërohem edhe me kundërshtimin dhe hezitimin e banorëve.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë