Skip to content

Nis pyllëzimi në Elbasan dhe Librazhd, Rama: Në Marinaj janë mbjellë 5 mijë fidanë

414136680 921239786038350 192900094361096625 n

Ka nisur pyllëzimi në Elbasan dhe Librazhd ku së fundmi janë mbjellë 5 mijë fidanë të rinj në Marinaj.

Kryeministri Rama njofton se është drejt fundit edhe investimi për hidrantet në Krastë që do të mundësojë mbrojtjen nga zjarret në pyje dhe ku vazhdon mbjellja e 15 mijë fidanëve të rinj.

Edi Rama: Në Elbasan dhe Librazhd ka nisur pyllëzimi i zonave ku së fundmi janë mbjellë 5 mijë fidanë të rinj në Marinaj, ndërkohë që është drejt fundit edhe investimi për hidrantet në Krastë që do të mundësojë mbrojtjen nga zjarret në pyje dhe ku vazhdon mbjellja e 15 mijë fidanëve të rinj. Viti 2024 është shpallur Viti i Pyjeve me një program të dedikuar mbjelljesh, aktivitetesh dhe ndërgjegjësimi publik për pasurinë tonë të përbashkët natyrore.