Skip to content

Nis qetësisht viti i ri akdemik, ministrja Nikolla: ja efektet e Ligjit të ri

Me 22 mijë studentë të rinj ka nisur viti i ri akademik në Shqipëri, ku 83 mijë studentë do të jenë gjithashtu në ciklin e parë (bachelor dhe profesional).

Ndërsa numri i pedagogëve do jetë 10 mijë, përfshirë të brendshëm dhe të jashtëm për të gjitha universitetet.

Risi për këtë viti akademik, është fakti se për herë të parë mësuesia është renditur e treta në preferencat e maturantëve pas ekonomikut dhe shkencave sociale.

Duke iu referuar treguesve, ministrja Nikolla “rrahu gjoksin” për efektet e Ligjit të ri të Arsimit të Lartë, për të cilin një vit më parë pati shumë zhurmë.

“Kanë rezultuar fitues 86.52% e të gjithë aplikantëve, nga të cilët 80% janë të regjistruar në Fakultetet publike në vend,ose 16833 dhe 4442 studentë në Universitetet private. Shifrat flasin edhe për një argument të ezauruar tashmë që ligji i ri për arsimin e lartë nuk do të ndryshonte numrat për të çuar më shumë studentë drejt universiteteve private. Arsimi është së pari cilësi dhe ndaj reforma jonë ka filluar të japë rezultatet e para në këtë drejtim”, deklaroi gruaja në krye të arsimit.