Ka nisur që prej orës 08:00 të mëngjesit të sotëm votimi për referendumin e propozuar nga Komisioni i Rimthemelimit në PD për shkarkimin e Lulzim Bashës.

Votimi do të zhvillohet në të gjitha degët e Partisë Demokratike, në një atmosferë ku mbështetësit e Sali Berishës në disa raste kanë denoncuar ndërrimin e bravave të dyerve të selisë demokratike.

Në këto kushte, votimi në disa degë të Partisë Demokratike po zhvillohet në ambiente jot ë zakonshme.

I tillë është rasti i degës së PD-së në Sarandë, ku duke qenë se dera e selisë së Partisë Demokratike qëndron e mbyllur, votimi po kryhet jashtë në shkallaret e qytetit bregdetar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re