https://www.facebook.com/edirama.al/videos/362413984374265/

16 mars Banesa dykatëshe e familjes Xali në lagjen Kala në Berat, edhe pse monument kulture, ndodhej në gjendje të mjeruar.

Shtëpia e vjetër dykatëshe e ndërtuar në vitin ’70 ishte në gjendje të amortizuar dhe kishte nevojë për restuarim.

Sipas pronares së kësaj banese, Valentina Xali, ndërtesës i është prishur çatia, dritaret dhe ndodhet në gjendje të mjeruar.

“Kjo është shtëpia më e vjetër në kala. Të gjithë të huajt që vijnë e shikojnë si një gjë shumë të bukur dhe është gjynah të kthehet kjo ndërtesë në këtë gjendje”, tha ajo.

Valentina tha se “nga institucionet e tjera nuk ka gjetur zgjidhje ndaj kërkoi ndihmë nga platforma e bashkëqeverisjes”.

Pas ankesës së saj, në shtëpinë e familjes Xali nisën reasturimet. Ministria e Kulturës, menjëherë pas ankesës hartoi proejktin dhe më pas e miratoi atë për t’u zbatuar nga Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Berat./m.m/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re