Ky pallat i ndërtuar para vitit 1993 nuk  ka asnjë dëmtim në strukture.

Lekundja e 26 nëntorit i dëmtuan muret e brendshme dhe të jashtme, për këtë arsye ekspertët nisen punën për riparimet e tyre.

Punonjësit e bashkisë së Durrësit nën asistencën e eksperteve izraelite nderhyne ne muret e shembura.

 

GOLAN VACH

 

KOLONEL

 

“Unë mund të vij të jetoj në këtë apartament  bashkë me fëmijët e mi. Kur themi ka siguri, ka siguri; nëse them do ndërtojmë do ndërtojmë; kur muret janë shumë të dëmtuara prishen. Disa prej dëmeve janë të riparueshme. Mund të përforcohet muri, edhe nëse ka përplasje; dëmet janë një sfidë por realizohen. I kanë vendosur tullat gabim, në një pjesë të madhe të objekteve që kemi inspektuar. Qytetarët duhet të përdorin shkumën për të siguruar apartamentet e tyre. Kjo e bën tullën më stabël. Është e rëndësishme për të mbyllur hapësirën mes tullave, nëse ka”

 

Për inxhinieret shqiptare është shumë i rendesishem perforcimi i strukturave aty ku ka demttim te tyre.

 

 

Dy ditë më parë, Këshilli Bashkiak Durrës miratoi punësimin  e 100 punonjësve të fushës së ndërtimit për një periudhë  3 mujore.

 

Ata do të angazhohen në riparimin e dëmeve  në  pallatet para vitit 1993.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re