Autoriteti rrugor shqiptar bëri të ditur nisjen e punës për rregullimin e rrugës se Tiranë-Ndroq-Plepa.

Ky aks ishte lënë në harresë në vitet e fundit, ndonëse në të kaluarën ka qënë aksi kombëtar që lidhte Tiranën me Durrësin dhe Jugun e vendit.

Dëmtimi i madh i rrugës dhe gropat e krijuara ndër vite në shumë pjesë e kishin bërë thuajse të pakalueshëm këtë aks.Ndonëse nuk kemi të bëjmë me një ndërhyrje nga e para, ARRSH bëri te ditur se do të bëhet i mundur riparimi i shtresave asfaltike dhe mbushja e gropave.

Ndërhyrja do të perfshijë dhe punime të tjera mirëmbajtjeje, si vegjetacioni, sistemimi i bankinave dhe kanaleve të rrugës.

Me heret keto punime i lajmeroi edhe kryebashkiaku i Tiranes, Veliaj i cili falenderoi drejtuesen e ARRSH Sonila Qato qe po ben kete investim qe sipas tij do te lehtesoje jo vetem levizjen por edhe turizmin ne keto zona.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko