Ka nisur sot në orën 17:00 seanca e dytë parlamentare ku do të emërohen anëtarët e Komisioneve Parlamentare.
Në Parlament ka mbërritur fillimisht ish-kryeministri Sali Berisha i shoqëruar nga deputeti Tritan Shehu. Mandej ka mbërritur kryedemokrati Basha, i shoqëruar nga Alfred Rushaj dhe Gazment Bardhi.
PS dhe PD kanë propozuar emrat për Komisionet Parlamentare, që pritet të marrin “OK”-in në Kuvend. Më herët kryedemokrati Basha zhvilloi një mbledhje me Grupin e PD, ku u vendos që opozita të ketë tre grupe parlamentare.
