Skip to content

Nis seanca e Posaçme në Kuvend/ Përkujtohen viktimat e Holokaustit

Ka nisur seanca e Posaçme në Kuvendin e Shqipërisë për përkujtimin e viktimave të Holokaustit.

 

Seanca u hap me fjalimin e kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla. Gjithashtu edhe kryeministri Edi Rama, do të mbajë një fjalim si edhe krerët e grupeve parlamentare.

 

27 Janari është shpallur nga Asambleja e Përgjithshme e OKB si Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit, datë, e cila përkon me përvjetorin e çlirimit të kampeve të vdekjes të Auschvitz në vitin 1945, ku Hitleri torturoi me mijëra hebrenj.