Skip to content

Nis seanca në GJKKO për kryebashkiakun, Veliaj nuk paraqitet në gjyq. I pranishëm biznesmeni Abule

Ka nisur seanca në themel për kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn dhe 29 të pandehurit e terë. Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se Erion Veliaj nuk është paraqitur personalisht në sallë.

Sipas deklarimit të tij, Veliaj do të përfaqësohet nga avokati Plarent Ndreca.

Ndërkohë, në sallën e gjyqit janë të pranishëm të pandehurit Elman Abule dhe Fatjon Baci.

Seanca pritet të vijojë me shqyrtimin e çështjes.